• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një shtetas serb i ndihmuar nga një nëpunës doganor i Maqedonisë së Veriut ka kontrabanduar ar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit

Një shtetas serb i ndihmuar nga një nëpunës doganor i Maqedonisë së Veriut  ka kontrabanduar ar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit

Shkup, 16 gusht 2023 (MIA) - Është ngritur aktakuzë  nga prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup kundër një shtetasit serb me origjinë turke për kontrabandim, si dhe kundër nëpunësit doganor  të Maqedonisë së Veriut i cili akuzohet se e ka ndihmuar në kryerjen e veprës.

Nga  Prokuroria Publike njoftojnë se i akuzuari më 20 mars ka mbërritur në aeroportin e Shkupit me një fluturim nga Stambolli dhe duke iu shmangur kontrollit doganor,  ka transferuar 43.13 kilogramë stoli të ndryshme ari me vlerë prej rreth 2.200.000 euro. Me largimin e pengesave për kryerjen e veprës penale me paramendim e ka ndihmuar i akuzuari nëpunësi doganor, i cili në atë moment nuk ka qenë në detyrë. 

 Siç kumtuan, doganieri ka pritur shtetasin e huaj në pjesën përpara kontrollit të pasaportave dhe ka tentuar ta ndihmojë ta shmangë kontrollin doganor, duke e drejtuar fillimisht në korridorin e "gjelbër" për bagazh pa mallra për të deklaruar. Megjithatë, ai korridor ka qenë i mbyllur me shirit sigurie, ndërsa të gjithë pasagjerët janë drejtuar në korridorin e “kuq” për kontroll dhe skaner. Duke mos e respektuar këtë drejtim, nëpunësi doganor e ka lëvizur shiritin e sigurisë, ka kaluar vijën doganore së bashku me të akuzuarin e ka kaluar linjën doganore dhe është nisur drejt daljes së aeroportit. Në atë moment kanë ndërhyrë nëpunës të tjerë doganorë, pas së cilës të akuzuarit janë ndaluar dhe gjatë kontrollit të bagazhit është gjetur stolia e çmuar e arit.

 Së bashku me aktakuzën për veprën penale Kontrabandim sipas nenit 278 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, prokurori publik ka paraqitur edhe propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për dy të akuzuarit, për shkak se ende ekzistojnë  baza ligjore për të cilat ajo masë fillimisht u është caktuar.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR