• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut humbi jetën në një aksident trafiku në Greqi

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut humbi jetën në një aksident trafiku në Greqi

 Athinë, 26 gusht 2024 (MIA) - Në një aksident trafiku që dje pasdite  ka ndodhur   në afërsi të Kilkisit (Kukush) në pjesën veriore të Greqisë, gjatë përplasjes së dy makinave jetën e humbi një shtetas 55-vjeçar i Maqedonisë së Veriut raportuan mediat greke, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas të njëjtave informacione, makina që drejtohej nga 55-vjeçari është përplasur drejtpërdrejt me një makinë tjetër që drejtohej nga një 44-vjeçare. 

 Në vendngjarje kanë mbërritur edhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për të nxjerrë shoferin, i cili u dërgua në spitalin e Selanikut, ku u konstatua vdekja.

Në makinën e dytë së bashku me 44-vjeçaren janë transportuar një 38-vjeçar dhe dy vajza trevjeçare, të cilat të gjitha janë dërguar në spital. 

 Shkaqet për aksidentin tani për tani nuk dihen,  ndërsa ka nisur hetimi paraprak.

Nga Shërbimi Zjarrfikës i Greqisë njoftuan se tetë zjarrfikës me katër automjete kanë ndërhyrë për të nxjerrë  një burrë të pajetë dhe një grua të lënduar nga dy automjetet pas një aksidentit të trafikut pranë Nea Santa në zonën e gjerë të Kilkisit (Kukush). 

 Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR