Një shpërthim mori të paktën 10 jetë në qendrën zvicerane të skijimit Kran Montana
- Policia zvicerane deklaroi për Skaj njuz se në shpërthimin në një bar në qendrën e skijimit Kran Montana kanë humbur jetën të paktën 10 persona, ndërsa 10 të tjerë u lënduan.
- Post By Sara Ademi
- 11:15, 1 janar, 2026
Bern, 1 janar 2025 (MIA) - Policia zvicerane deklaroi për Skaj njuz se në shpërthimin në një bar në qendrën e skijimit Kran Montana kanë humbur jetën të paktën 10 persona, ndërsa 10 të tjerë u lënduan.
Policia gjithashtu, konfirmoi se incidenti nuk trajtohet si sulm terrorist.
Zëdhënësi i policisë paraprakisht deklaroi se ka shumë të lënduar dhe shumë të vdekur.
"Pati një shpërthim me origjinë të panjohur", tha zëdhënësi i policisë kantonale, Galtan Lation.
Shpërthimi ka ndodhur në qendrën zvicerane të skijimit Kran Montana, në kantonin Vale gjatë festimit të Vitit të Ri rreth orës 1:30 sipas kohës lokale në barin "Konstelejshën", i cili është shumë i njohur te turistët.
Pamjet e publikuara në mediat zvicerane treguan një ndërtesë në flakë dhe shërbimet e shpëtimit në afërsi.
"Operacioni ende është në vijim", theksoi zëdhënësi. sa/
foto: EPA