• e martë, 02 korrik 2024

Një shofer ka humbur jetën pasi me automjet ka dalë nga rruga lokale në Qendrën Zhupa

Një shofer ka humbur jetën pasi me automjet ka dalë nga rruga lokale në Qendrën Zhupa

Shkup, 17 prill 2023 (MIA) - Një shofer e ka humbur jetën pasi dje në ora 13:55 me automjet ka dalë nga rruga në rrugën lokale mes fshatrave Elevci dhe Evla në Qendrën Zhupa.

Në fatkeqësinë, siç informoi MPB, jetën e ka humbur M.M. (31) nga fshati Vranishtë në Strugë, i cili e ka drejtuar automjetin "Folksvagen shiroko" me targa të Strugës.

"Automjeti ka dalë nga rruga, ndërsa shoferi ka humbur jetën në vendin e fatkeqësisë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Ndihma emergjente mjekësore", kumtoi MPB.

Është kryer ekspertizë nga prokurori publik dhe ekipi inspektues nga Stacioni policor Dibër. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR