Një shofer 59-vjeçar dhe dy pasagjere 55 dhe 71 vjeç humbën jetën në aksidentin në Tetovë
- Një shofer 59-vjeçar dhe dy pasagjere të moshës 55 dhe 71 vjeç humbën jetën në aksidentin e trafikut sot rreth orës 15:45 në autostradën Tetovë-Shkup tek udhëkryqi "Sever". Ata kanë qenë në një automjet udhëtarësh të tipit "Opel" me targa të Tetovës, ndërsa ka edhe një pasagjer të lënduar.
- Post By Fami Bajrami
- 18:27, 31 korrik, 2025
Tetovë, 31 korrik 2025 (MIA) - Një shofer 59-vjeçar dhe dy pasagjere të moshës 55 dhe 71 vjeç humbën jetën në aksidentin e trafikut sot rreth orës 15:45 në autostradën Tetovë-Shkup tek udhëkryqi "Sever". Ata kanë qenë në një automjet udhëtarësh të tipit "Opel" me targa të Tetovës, ndërsa ka edhe një pasagjer të lënduar.
"Një aksident trafiku ka ndodhur midis një automjeti pasagjerësh 'Opel astra' me targa të Tetovës i drejtuar nga T.I. (59) dhe një autobus 'Man' me targa të Shkupit i drejtuar nga Sh.D. (62) nga Tetova. Në aksidentin jetën e ka humbur shoferi T.I. (59) dhe pasagjeret I.I. (55) dhe Z.M. (71) nga Tetova, ndërsa pasagjeri R.I. nga Tetova mori lëndime trupore dhe do të mbahet nën kujdes në Spitalin klinik të Tetovës", informon SPB e Tetovës.
Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes është duke u zhvilluar nga ana e Prokurorit publik dhe ekipit të inspektimit nga SPB Tetovë.
Foto: MIA