• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Një shkupjan dyshohet për dhunë në familje

Një shkupjan dyshohet për dhunë në familje

Shkup, 31 maj 2023 (MIA) - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nisur procedurë kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale - Lëndim të rëndë trupor. 

"Në shtëpinë familjare në rrugën "Partenie Zografski", në periudhën prej 25 deri 30 maj, i dyshuari 45 vjeçar shkupjan, në disa raste ka ushtruar dhunë në familje ndaj partneres së tij jashtëmartesore, duke i shkaktuar asaj lëndime të rënda fizike. Ai e ka goditur me grushte dhe shqelma në kokë dhe trup, me çka të dëmtuarës i ka shkaktuar lëndime të rënda fizike të shprehura në formë hematomash në zonën e fytyrës, në të dy krahët dhe fraktura multifragmentare të kockave të hundës", njoftoi Prokuroria publike e shtetit. 

Prokurori publik i vlerësoi rrethanat që tregojnë rrezikun e arratisjes dhe arsyetojnë frikën se i dyshuari do ta përsërisë veprën, si dhe faktin se ngjarja konkrete penalo-juridike në përgjithësi është kundër moralit.

"Për këto arsye, gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup i është dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit", thuhet në njoftim. qa

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR