Një seri tërmetesh në Itali, më i forti prej 4.2 në afërsi të Napolit
- Disa tërmete, prej të cilave më i forti me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, kanë ndodhur gjatë natës në rajonin e madh vullkanik të Fushave Flegraean, afër Napolit, publikoi Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.

Romë, 27 shtator 2023 (MIA) - Disa tërmete, prej të cilave më i forti me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, kanë ndodhur gjatë natës në rajonin e madh vullkanik të Fushave Flegraean, afër Napolit, publikoi Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.
Sipas sizmologëve, tërmeti më i fortë është regjistruar në orën 3:35 dhe është ndjerë në disa pjesë të Napolit dhe fshatrave përreth, raporton ANSA.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi prej 3 kilometra.
Tani për tani nuk ka informacione për fdëm material apo viktima.
Foto: Arkivi i MIA-s