• e martë, 24 dhjetor 2024

Një senator rus arrestohet për vrasje me pagesë

Një senator rus arrestohet për vrasje me pagesë

Moskë, 3 gusht 2024 (MIA) - Një senator nga partia në pushtet në Rusi është arrestuar nën dyshimin se ka porositur një vrasje, transmetoi DPA.

Këshilli i Federatës, Dhoma e Lartë e Parlamentit rus në Moskë, votoi në favor të heqjes së imunitetit të senatorit Dmitrij Saveliev, kumtoi dje një zëdhënës i parlamentit. Ai u arrestua menjëherë pas daljes nga takimi, njoftoi TASS.

Sipas prokurorisë ruse, në gusht të vitit të kaluar, politikani i lartë urdhëroi një vrasës të vriste një biznesmen. Komploti u zbulua, por për arsye taktike gjatë hetimeve u pretendua ende se krimi realisht ishte kryer.

"Vrasja është inskenuar nga organet e sigurisë për të zbuluar porositësin dhe organizatorët, tha zëdhënësi i prokurorisë.

Pretendohet se Saveliev ka paguar për vrasjen, e cila sipas gazetës “Izvestia” ka kushtuar 100 mijë dollarë.

Senatori (53) është një ish-drejtues i një kompanie nafte, i përket partisë Rusia e Bashkuar e Presidentit Vladimir Putin. Që nga viti 2016, ai ka përfaqësuar rajonin Tula në Këshillin e Federatës, dhe më parë ka qenë anëtar i Dumës së Shtetit, Dhoma e Ulët e Parlamentit rus.

Në vitet e 90-ta shekullit të kaluar, shumë konflikte ekonomike në Rusi u zgjidhën me vrasje me porosi, kujton DPA. ls/

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR