• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një rregullator antimonopol i BE-së do ta padisë Fejsbukun

Një rregullator antimonopol i BE-së do ta padisë Fejsbukun
Bruksel, 9 nëntor 2022 (MIA) - Trupi rregullator antimonopol i BE-së përgatit padi kundër Fejsbuk Meta për shkak të përdorimit të të dhënave të shfrytëzuesve, deklaruan për Politiko burime të njoftuara me këtë çështje. Komisioni Evropian, i cili mund të shqiptojë gjoba deri 10 për qind nga qarkullimi global i subjektit afarist për shkeljen e rregullave antimonopol, dhe kompanisë Meta, refuzuan që t'i komentojnë akuzat e burimeve anonime. Në qershor të vitit të kaluar Komisioni filloi hetim për këtë rrjet social, ndërsa ditën e njëjtë hetim ngriti edhe agjencia britanike për konkurrencë. Në vitin 2016, kompania Fejsbuk Meta lansoi shpallje të besueshme të quajtura Facebook Market place për blerjen dhe shitjen e sendeve në 70 vende. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR