Një raketë ruse goditi një bllok banesor në Lviv, duke vrarë të paktën katër persona
- Të paktën katër persona humbën jetën, ndërsa nëntë janë plagosur në një sulm raketor rus ndaj qytetit Lviv në Ukrainën perëndimore, publikoi Ministria ukrainase e Punëve të Jashtme të Tuiter.
- Post By Sara Ademi
- 08:15, 6 korrik, 2023

Kiev, 6 korrik 2023 (MIA) - Të paktën katër persona humbën jetën, ndërsa nëntë janë plagosur në një sulm raketor rus ndaj qytetit Lviv në Ukrainën perëndimore, publikoi Ministria ukrainase e Punëve të Jashtme të Tuiter.
Kryetari i komunës Andrij Sadovi në një postim në kanalin e tij Telegram theksoi se ekipet e shpëtimit po gjurmojnë pas të mbijetuarve nën mbetjet e ndërtesës banesore.
Ai tha se rruga do të mbetet e mbyllur derisa punonjësit e ndihmës urgjente nuk i "pastrojnë mbetjet dhe nuk i nxjerrin të gjithë të vdekurit".
Sadovi informon se janë dëmtuar rreth 60 banesa dhe 50 automobila.
Guvernatori i rajonit Maksim Kozitski publikoi një video 13 sekondëshe që tregon një ndërtesë të madhe katërkatëshe me disa pjesë të kateve të sipërme të zhdukura ose në rrënoja.
Njoftimet e personave zyrtarë vijojnë pas sulmeve të mëdha ajrore në mbarë Ukrainën dhe raportet për raketat e kryqëzuara të cilat u futën në hapësirën ajrore ukrainase. Sadovi raportoi një seri shpërthimesh në qytet. sa/
foto: Tuiter/skrinshot