• e mërkurë, 21 maj 2025

Një qytetar i Manastirit dhe dy persona nga Gostivari - viktima në aksidentin e mbrëmshëm rrugor afër Kërçovës

Një qytetar i Manastirit dhe dy persona nga Gostivari - viktima në aksidentin e mbrëmshëm rrugor afër Kërçovës

Ohër, 19 prill 2025 (MIA) - Tre persona, njëri nga Manastiri dhe dy nga Gostivari e humbën jetën në fatkeqësinë e rëndë rrugore që ndodhi mrëmë në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, afër vendit të quajtur "Bunari i Seferit".

Sipas kumtesës së SPB - Ohër, në aksidentin rrugor kanë marrë pjesë tre automjete motorizuese dhe atë një "mercedes" me targa të Kërçovës i drejtuar nga Z.D.(64) nga Manastiri, një "ford" me targa të Kërçovëss drejtuar nga A.R.(63) nga fshati Stragomishte e Epërme, Kërçovë dhe një automjet "opel" me targa të Kërçovës, drejtuar nga H.E.(38) nga Gostivari.

Në vendin e ngjarjes jetën e humbën drejtuesit e automjeteve Z.D. dhe H.E., ndërsa bashkëudhëtarja nga automjeti "opel" B.E.(38) nga Gostivari ishte dërguar në Qendrën mjekësore Kërçovë ku iu nënshtrua plagëve.

Në aksident, lëndime trupore morën edhe drejtuesi i automjetit "ford" të Kërçovës A.R. dhe bashkëudhëtarja e tij A.A.(67) nga fshati Kollare, bashkëudhëtari nga automjeti "mercedes" D.S.(37) nga Kërçova dhe bashkëudhëtarët nga automjeti "opel" - tre të mitur nga Gostivari dhe R.E.(60) nga fshati Shutovë, Kërçovë.

Në vendin e fatkeqësisë është kryer ekspertizë nga prokurori publik, eksperti gjyqësor për komunikacion dhe ekipe policore.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili sot ishste për vizitë pune në Ohër, para mediumeve theksoi se informatat fillestare lidhur me aksidentin tregojnë se shkak i përplasjes është shpejtësia jo e adaptuar e lëvizjes sës automjeteve në rrugë.

"Në aksidentin e mbrëmshëm, për fat të keq, jetën e humbën tre persona. Në pajtim me informatat fillestare që i mora, bëhet fjalë për shpejtësi të madhe jo të adaptuar të njërit prej pjesëmarrësve i cili, për fat të keq, ka vdekur", lajmëroi Toshkovski.

Numri i viktimave në aksidente rrugpre në tremujorin e parë të këtij viti, sipas ministrit, është përafërsisht i ngashëm si vitin e kaluar, por siç vlerësosn, numraz janë katastrofik karahasuar me standardet evropiane. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR