Një qen tre ditë qëndron i shtrirë afër makinës së shpëtimtares e cila ndërroi jetë në Kavadar
- Një qen që tri ditë është shtrirë pranë makinës së shpëtimtares të tij e cila ka ndërruar jetë në Kavadar, kështu emocionalisht publikuan sot nga Shoqata “Shepi 2021” nga Kavadari.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:52, 14 gusht, 2023

Kavadar, 14 gusht 2023 (MIA) - Një qen që tri ditë është shtrirë pranë makinës së shpëtimtares të tij e cila ka ndërruar jetë në Kavadar, kështu emocionalisht publikuan sot nga Shoqata “Shepi 2021” nga Kavadari.
"Se qeni është miku më lojal dhe më besnik i njeriut dëshmojnë shumë shembuj! Ky është Simba nga Kavadari, i cili për të tretën ditë qëndron i shtrirë pranë makinës së shpëtimtares së tij Biljana Galabova, duke pritur që të vijë... Të të këputet zemra!", theksuan nga Shoqata.
Fotografia është realizuar nga aktivistja për mbrojtjen e kafshëve, Biljana Mirkova. Në një prononcim për MIA-, ajo ka theksuar se Galabova, përndryshe punëtore e muzeut, e cila ka ndërruar jetë këto dit,, ka qenë adhuruese e madhe e kafshëve dhe falë saj, janë shpëtuar shumë kafshë të pastreha.
Foto: Biljana Mirkova