• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një politikan në Holandë është sulmuar dy ditë para zgjedhjeve

Një politikan në Holandë është sulmuar dy ditë para zgjedhjeve

Amsterdam, 21 nëntor 2023 (MIA) - Kryetari i Forumit djathtist holandez për demokraci (FvD), Tieri Bode është sulmuar gjatë aktiviteteve parazgjedhore. 

Sulmi ka ndodhur dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në atë vend, kumtoi partia e tij.

Bode është goditur me shishe birre në pjesën e pasme të kokës, ceket në kumtesë. Politikani mori lëndime të lehta dhe u dërgua në spital, për ç'shkak deri në fund të ditës është dashur t'i anulojë të gjitha aktivitetet publike.

Sulmin, mes tjerash, e dënoi edhe kryeministri i Holandës në largim, Mark Rute, duke thënë se diçka e tillë është "plotësisht e papranueshme".

Partia e politikanit Bode është njohur si euroskeptike, nacinaliste dhe kundër emigracionit, ndërsa pritet të fitojë katër deri pesë vende në Parlamentin holandez prej 150 vendeve në zgjehdjet e ardhshme. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR