• e premte, 05 korrik 2024

Një pjesë e Shuto Orizares pa ujë

Një pjesë e Shuto Orizares pa ujë

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Pa ujë sot nga ora 9:20 janë një pjesë e banorëve që ndodhen në rrugët "Nov zhivot", "Guadalahara" dhe "Jurij Rozental" në komunën e Shuto Orizares.

Siç informojnë nga NP "Ujësjellës dhe Kanalizime - Shkup, ndërprerja është për shkak të defektit në rrugën "Nov Zhivot", pranë stacionit të fundit të linjës së autobusit "19".

Shfrytëzuesit do të mbeten pa ujë deri në riparimin e defektit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR