• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një pjesë e masave antikrizë do të jenë aktive në fillim të nëntorit

Një pjesë e masave antikrizë do të jenë aktive në fillim të nëntorit

Shkup, 12 shtator 2023 (MIA) - Masa të caktuara antikrizë do të duhej të jenë aktive për qytetarët në fillim të nëntorit, paralajmëroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. 

Masat do të përgatiten derisa në Kuvend nuk kalon vendimi të cilin më parë e miratoi Qeveria për shpërndarjen e mjeteve nga buxheti, me të cilin janë ndarë mjete për atë qëllim.

"Me ridedikimin në buxhetin e ri janë llogaritur masat kundër krizës. Masat do të përgatiten deri në përfundimin e procedurës parlamentare. Pres që disa masa të jenë aktive për qytetarët tanë që në fillim të nëntorit", tha Bitici në konferencën e sotme për media në Qeveri së bashku me ministren e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe shtoi se më 19 shtator duhet të ketë seancë të re parlamentare.

Theksoi se deri më tani të dhënat nuk tregojnë se duhet të miratohen masa të caktuara të cilat drejtpëdrejtë do të ndihmojnë ekonominë, sepse, siç tha, Qeveria synon të ndihmojë ekonominë, sepse, siç tha, Qeveria angazhohet që t'u ndihmojë grupeve të ndjeshme të margjinalizuara, pa dallim nëse bëhet fjalë për persona me të ardhura të ulëta, studentë ose të rinj. Në fund, shtoi, mjetet përfundojnë te biznesmenët. 

Të njëjtë gjë e konfirmoi edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në debat me faktorët relevantë, sektorin civil dhe me odat ekonomike, për nevojat e qytetarëve dhe të sektorit real. 

"Do të kemi një pako të re masash kundër krizës. Po diskutojmë edhe në kuadër të Qeverisë dhe në kuadër të ministrave nga dikasteri i ekonomisë për gjithçka që duhet të kishim bërë për qytetarët, sidomos gjatë periudhës së dimrit që po vjen dhe si të kemi më shumë të ardhura, sidomos në familjet e kategoritë e ndjeshme të qytetarëve", tha Trençevska.

Bytyqi paralajmëroi se këto ditë do të dihen të gjitha grupet të cilat do të përfshihen me pakon e masave antikrizë.

"Për disa ditë mendoj se ata do të informohen siç duhet. Nuk duam të themi masat, sepse kemi përvojë të mjaftueshme me masat kundër krizës, duke filluar nga viti 2020 me kovid, kur e dimë se zbatimi po na krijonte vështirësi. Nuk duam të miratojmë një masë që do të kemi vështirësi ta zbatojmë më vonë. Po shikojmë se si t'i eliminojmë ato elemente që të kemi masa të zbatuara mirë dhe me kohë për të gjithë qytetarët", tha Bytyqi. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR