Një pjesë e lagjes Vodno pa ujë
- Pa ujë sot nga ora 09:10 do të mbeten disa nga shfrytëzuesit që ndodhen në një pjesë të rrugës "Perisha Savelic".
- Post By Melahat Baftija
- 09:33, 8 mars, 2024

Shkup, 8 mars 2024 (MIA) - Pa ujë sot nga ora 09:10 do të mbeten disa nga shfrytëzuesit që ndodhen në një pjesë të rrugës "Perisha Savelic".
Siç informojnë nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe kanalizim” - Shkup, ndërprerja është për shkak të dështimit të një gypi lidhës në rrugën “Todor Aleksandrov” 32 në lagjen Vodno.
Furnizimi me ujë do të jetë i ndërprerë deri në riparimin e defektit. mb/