• e diel, 06 tetor 2024

Një pjesë e Bardovcës sot pa ujë

Një pjesë e Bardovcës sot pa ujë

Shkup, 1 nëntor 2023 (MIA) - Sot prej ora 09:00 pa ujë janë një pjesë e shfrytëzuesve të lagjes Bardovcë, që ndodhen në rrugët "4", "6" dhe "8". 

Siç kanë informuar nga NP "Ujësellës dhe kanalizim"- Shkup, ndërprerja është për shkak të defektit në rrugën "6" në Bardovcë. 

Banorët do të jenë pa ujë deri në sanimin e defektit. rq/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR