Një peshkaqen ka shkaktuar vdekjen e një djali 16 vjeçar në Xhamajka
- Një peshkaqen ka shkaktuar vdekjen e një djali 16 vjeçar të shkollës së mesme në Xhamajka. Trupi i pajetë është gjetur në ujërat në veri të ishullit, njoftuan autoritetet e atjeshme.
- Post By Melahat Baftija
- 12:09, 29 gusht, 2024
Majami 29 gusht 2024 (MIA) - Një peshkaqen ka shkaktuar vdekjen e një djali 16 vjeçar të shkollës së mesme në Xhamajka. Trupi i pajetë është gjetur në ujërat në veri të ishullit, njoftuan autoritetet e atjeshme.
Adoleshenti Jahmari Rid jetonte në Trelani, në lindje të qytetit të njohur turistik Montego Bej. Djali thuhet se shkoi për peshkim i vetëm të hënën herët në mëngjes dhe peshkatarët e gjetën trupin e tij të nesërmen me lëndime që tregojnë një sulm peshkaqeni, thuhet në raportin e policisë.
Që nga viti 1749, vetëm tre sulme të peshkaqenëve janë raportuar në Xhamajka, sipas Dosjes ndërkombëtare për sulme nga peshkaqenët, të redaktuar nga Muzeu i historisë natyrore në Florida dhe shoqata amerikane "Elasmobranç".
Vitin e kaluar ka pasur gjithsej 69 sulme (të konfirmuara dhe të paprovokuara) të peshkaqenëve në mbarë botën dhe 14 vdekje, thuhet në raport. Në korrik, një sërfist humbi këmbën pas një sulmi në brigjet e Australisë. Vetëm një muaj më parë, sërfistja Tamajo Peri vdiq pasi u sulmua nga një peshkaqen në ishullin Oahu, Havai. Në janar, një peshkatar i ri, i cili bënte zhytje në brigjet e Paqësorit të Meksikës u vra gjithashtu nga një peshkaqen. mb/