• e premte, 25 tetor 2024

Vdiq ylli i "Tarzan"-it nga vitet e 60-ta, Ron Ili

Vdiq ylli i

Los Anxhelos, 23 tetor 2024 (MIA) - Aktori amerikan Ron Ili, ndoshta më i njohur në rolin e Tarzanit në serialin televiziv të viteve 1960 me të njëjtin emër, ka vdekur në moshën 86-vjeçare, njoftoi sot familja e tij. Aktori vdiq në shtëpinë e tij në Santa Barbara të Kalifornisë, SHBA, më 29 shtator dhe lajmi është bërë i ditur tani.

"Bota ka humbur një nga njerëzit më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë - dhe unë kam humbur babain tim. Babai im ishte dikush që njerëzit e quanin hero. Ai ishte një aktor, një shkrimtar, një trajner, një mentor, një njeri i familjes dhe një udhëheqës", ka shkruar vajza e tij Kirsten Kazale Eli në Instagram.

Ron Ili lindi në Teksas në vitin 1938. Është gjithashtu i njohur për pritjen e "Mis Amerikës" në fillim të viteve 1980. sa/

Foto: Uikipedia 

QËNDRONI TË LIDHUR