Një pesëdhjetë e shtatë vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Kisella Vodë
- Pesëdhjetë e shtatë vjeçar P.K nga Shkupi mbrëmë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në lagjen Kisella Voda të Shkupit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:04, 29 nëntor, 2024

Shkup, 29 nëntor 2024 (MIA) - Pesëdhjetë e shtatë vjeçar P.K nga Shkupi mbrëmë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në lagjen Kisella Voda të Shkupit.
Siç kumtoi MPB-ja, rasti është raportuar mbrëmë në orën 18:42 në SPB Shkup se në shtëpinë e tij në rajonin e Kisella Vodës është gjetur i vdekur P.K (57).
Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, në vendin e ngjarjes kanë dalë nënpunës policorë nga SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.
Foto: Arkivi i MIA-s