Një person u vra, ndërsa 24 janë lënduar në sulmin e mbrëmshëm rus mbi Kiev
- – Një person u vra në sulmin e mbrëmshëm rus mbi Kiev dhe rajonin e Kievit, përderisa 21 persona janë lënduar, duke përfshirë edhe një fëmijë 10-vjeçar, njoftoi shefi i administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkaçenko.
- Post By Fitore Curri
- 09:14, 14 nëntor, 2025
Kiev, 14 nëntor 2025 (MIA) – Një person u vra në sulmin e mbrëmshëm rus mbi Kiev dhe rajonin e Kievit, përderisa 21 persona janë lënduar, duke përfshirë edhe një fëmijë 10-vjeçar, njoftoi shefi i administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkaçenko.
Në orën gjashtë të mëngjesit të sotëm ishte konfirmuar se numri i të lënduarve në Kiev është rritur në 24, njoftoi Shërbimi shtetëror për situata të jashtëzakonshme duke bërë të ditur se më shumë se 40 persona janë shpëtuar, njoftoi Ukrinform.
Në rajonin e Kievit janë regjistruar të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.
Në disa rajone të Kishës Billa shpërthyen zjarre në shtëpi private, ndërsa u dogj edhe një depo, përderisa në Obuhivo u dogj një automobil.
Zjarre dhe dëme të shumta të ndërtesave janë regjistruar në vetë Kiev.
Rrënoja kishte në gjithsej tetë rajone.
Janë dëmtuar ndërtesa banimi, institucione mjekësore, ndërtesa jobanesore dhe automobila, ndërsa në disa raste shpërthyen zjarre.

Në rajonin e Dnjeprit mbetjet goditën një ndërtesë pesëkatëshe, i dëmtuan katet e poshtme dhe shkaktuan zjarr në dy banesa.
Në rajonin e Desnës, kishte edhe dëmtime të rrjetit për ujë të nxehtë, për çka disa ndërtesa përkohësisht mbetën pa ngrohje.
Pas sulmit vijuan shpërthime në gjithë qytetin.
Mbrojtja kundërajrore veproi në disa raste, pasi paraprakisht ishte vendosur alarm ajror përgjatë gjithë Ukrainës për shkak të fluturimit të një aeroplani rus MiG-31К me raketa Kinzhall dhe një numër të madh të fluturakeve pa pilot. fc/
Foto:X