• e premte, 22 nëntor 2024

Një person ka humbur jetën nga moti i ligë i cili sot pasdite e goditi Serbinë

Një person ka humbur jetën nga moti i ligë i cili sot pasdite e goditi Serbinë

Beograd, 21 maj 2024 (MIA) - Në motin e ligë i cili e kaploi Somborin dhe rrethinën rreth orës 17, një grua humbi jetën kur një dru ra mbi veturën të cilën e drejtonte, njoftoi sot ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq.

Siç deklaroi, gruaja nga lëndimet e mara ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së serbe.

Daçiq ju bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm për shkak të motit të ligë në Serbi, për të cilin paralajmëroi edhe Enti Republikan Hidrometeorologjik. 

Mot i ligë e kaploi Novi Pazarin dhe rrethinën rreth orës 15, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa lagje. Shi i fuqishëm dhe breshër me madhësi të arrave binte me orë të tëra pa ndërprerë, informojnë mediat serbe. fc/

Fotografia: Printskrin

.

QËNDRONI TË LIDHUR