Një person ka humbur jetën në aksidentin në rrugën Strumicë- Vallandovë
- Një person ka humbur jetën në aksidentin e komunikacionit që ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në rrugën Strumicë- Vallandovë afër fshatit Kosturino, pasi një kamion me targa të Strumicës ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.
- Post By Fami Bajrami
- 17:08, 2 prill, 2024

Strumicë, 2 prill 2024 (MIA) - Një person ka humbur jetën në aksidentin e komunikacionit që ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në rrugën Strumicë- Vallandovë afër fshatit Kosturino, pasi një kamion me targa të Strumicës ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.
Lajmin për MIA-n e ka konfirmuar zëdhënësja e SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova. Sipas saj, nga të dhënat fillestare të hetimeve të cilat ende po vazhdojnë, një person ka humbur jetën, ndërsa po hetohen shkaqet e aksidentit.
Për shkak të aksidentit qarkullimi është vështirësuar në të dy kahet.
Foto: arkivi i MIA-s