Një person humbi jetën në një aksident në rrugën eksprese Rankovc-Kriva Pallankë
- Një bashkëudhëtar i automjetit që pasdite doli nga rruga eksprese Rankovc-Kriva Pallankë humbi jetën, informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë.
- Post By Sara Ademi
- 18:45, 24 janar, 2025

Kriva Pallankë, 24 janar 2025 (MIA) - Një bashkëudhëtar i automjetit që pasdite doli nga rruga eksprese Rankovc-Kriva Pallankë humbi jetën, informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë.
Automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në afërsi të rrethrrotullimit të rrugës eksprese Kriva Pallankë. Sipas informacioneve të SPB Kumanovë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14, kur edhe është raportuar në DPB Kriva Pallankë.
"Sot në orën 14 në Departamentin për Punë të Brendshme në Kriva Pallankë, është raportuar se në rrugën eksprese Kumanovë-Kriva Pallankë ka ndodhur një aksident në të cilin automjeti "foklsvagen golf" me targa të Kriva Pallankës i drejtuar nga B.S. ka dalë nga rruga. Në aksidentin, bashkëudhëtari tetëmbëdhjetë vjeçar B.P. ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime ka marrë shoferi dhe bashkëudhëtari M.P.", informon zëdhënësja e Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë, Ivana Mlladenovska.
Ekspertiza ende zgjat. sa/
Foto: MIA