Një person është vrarë me armë zjarri në afërsi të fshatit Bllacë të Shkupit
- Një person është vrarë sonte me armë zjarri afër rrugës lokale nga Bllaca e Poshtme drejt Bllacës së Epërme në afërsi të Shkupit.

Shkup, 26 shkurt 2024 (MIA) - Një person është vrarë sonte me armë zjarri afër rrugës lokale nga Bllaca e Poshtme drejt Bllacës së Epërme në afërsi të Shkupit.
"Në ora 18:10 në SPB Shkup është denoncuar se në afërsi të rrugës lokale nga Bllaca e Poshtme drejt Bllacës së Epërme, N.T e ka gjetur vëllaun e tij Z.T. (56) pa shenje jete, me plagë nga armë zjarri, konfirmojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe theksojnë se ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. mb/
Foto: MIA