• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Një orë pauzë në Kuvend me kërkesë të partisë E majta

Një orë pauzë në Kuvend me kërkesë të partisë E majta

Shkup, 24 qershor 2025 (MIA) - Në Kuvend, para përcaktimit të rendit të ditës së seancës së 55-të, u shpall pauzë njëorëshe, me kërkresë të deputetit nga E Majta, Dimitar Apasiev.

Si dhe në ditët e kaluara para fillimit të seancave plenare nga e Majta kërkojnë pauzë njëorëshe sepse, siç tha Apasievi, sekretari i përgjithshëm i Kuvendit ende nuk i është përgjigjur kërkesës së deputetes Jovana Mojsoska nga e Majta për informacion mbi shumën e shpenzimeve të udhëtimit dhe qirasë së paguar për disa deputetë.

Kuvendi sot duhet të mbajë seancën e 55-të, me debat mbi ratifikimin dhe ligjet nga më shumë fusha.

Në rend të ditës janë propozim ligjet për ratifikimin e Listës së ndryshimeve në Listën e detyrimeve dhe disiplinave specifike për rregulloren e brendshme në shërbime dhe Marrëveshje midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta në vendkalimet kufitare për komunikacion ndërkombëtar rrugor Tabanoc (Republika e Maqedonisë së Veriut) dhe Preshevës (Republika e  Serbisë).
 
Para deputetëve janë dhe propozim ligjet për plotësimet dhe ndryshimet për plotësimin e Ligjit e gjahut dhe gjuetisë, të Ligjit për punësimin dhe sigurim në rast të papunësisë, të Ligjit për arsim të mesëm, në lexim të dytë, si dhe propozim ligjet për ndryshimet e Ligjit për agjencitë private për punësim, dhe Ligjin për Vullnetarizëm dhe Ligjin për shtesat tek të rinjtë, gjithashtu në lexim të dytë.
 

Pjesë e rendit të ditës së propozuar është dhe Propozim-ligji për mbikëqyrje inspektuese, me procedurë të shkurtuar, si dhe Raporti për Punën e Komisionit të Letrave me Vlerë për vitin 2024.

Për sot në Kuvend janë caktuar vazhdimet e seancave plenare 48., 52., dhe 47. rq/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR