Një orë pauzë në Komisionin për zgjedhje dhe emërime, po shqyrtohet vendimi për anëtarët e Këshillit të AShMAA-së
- Komisioni parlamentar për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve sot në kuadër të mbledhjes së 29-të përsëri ka filluar debatin mbi Propozim-vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, i cili nuk kaloi në seancën e 34-t të Kuvendit.
Shkup, 23 qershor 2025 (MIA) - Komisioni parlamentar për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve sot në kuadër të mbledhjes së 29-të përsëri ka filluar debatin mbi Propozim-vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, i cili nuk kaloi në seancën e 34-t të Kuvendit.
Pas kërkesës së Bashkimit Demokratik për Integrim, është dhënë një pauzë njëorëshe, pasi, siç u shpjegua, nuk ishte paralajmëruar që nën pikën 'të ndryshme' do të shqyrtoheshin propozim-vendime që nuk kishin kaluar në seanca parlamentare.
Më herët, deputeti Bekim Qoku kërkoi ndryshimin e Propozim-vendimit, përkatësisht që në vend të Nafije Selmanit të emërohet Zirijeta Jahjaga.
Komisioni për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve, në kuadër të mbledhjes së 29-të, miratoi vendimin për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Bordit për ndarjen e çmimit shtetëror "11 Tetori". Këshilli përbëhet nga një kryetar dhe 12 anëtarë.
Komisioni për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve më herët mbajti edhe mbledhjen e 22-të, në kuadër të së cilës mori vendim për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Bordit për ndarjen e çmimit shtetëror "23 Tetori". qa/
Foto: printskrin