• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një ofertë në tenderin për stacionin e kompresorit në Qendrën Klinike në Shkup

Një ofertë në tenderin për stacionin e kompresorit në Qendrën Klinike në Shkup

Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Një ofertë ka arritur në tenderin e dytë për stacionin e kompresorit në Qendrën Klinike "Nëna Terezë" në Shkup të cilin e shpalli Ministria e Shëndetësisë.

Pas hapjes së sotme publike të ofertave vijon evaluimi i ofertës së vetme të parashtruar. Nëse janë plotësuar kushtet nga dokumentacioni i tenderit duhet të merret vendim për zgjedhje të ofertës më të favorshme dhe të lidhet marrëveshje për furnizim publik. 

"Ministria e Shëndetësisë, sipas Njoftimit të publikuar për prokurim publik të mallrave, me lëndë prokurimi: 'Blerja, instalimi dhe vënia në punë e stacionit të ajrit të kompresuar', sot më datë 12.09, ka kryer hapje publike përmes Sistemit elektronik për furnizime publike.Ju njoftojmë se ka ardhur një ofertë, për të cilën në periudhën në vijim, brenda afateve ligjore, do të bëhet një vlerësim nga Komisioni i Prokurimit Publik dhe ekspertët e jashtëm të angazhuar, pas së cilës nëse plotëson kushtet e dokumentacionit tenderues, do të merret Vendimi për përzgjedhjen e ofertës më të favorshme dhe do të lidhet Marrëveshja e Prokurimit Publik", informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. 

Tre kompani fillimisht shprehën interesim për tenderin dhe vizituan vendin. Javën e kaluar informacionin për MIA e konfirmoi Stojçe Nikollovski, ekspert për vizita në terren, përgjegjës i komisionit dhe udhëheqës i Departamentit për punë teknike në IP nga fusha e shëndetësisë për nevojat e institucioneve publike shëndetësore, klinikave universitare, entit dhe qendrës urgjente - Shkup.

Në muajin maj, sallat e operacioneve të Qendrës Klinike u mbyllën për shkak të erës së pakëndshme. Për intervenime emergjente pacientët janë drejtuar në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjike "Shën Naum i Ohrit" dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori". Ishte shpallur tender për furnizimin e stacionit të ri të kompresorëve, i cili dështoi pasi nuk erdhi asnjë ofertë, pas çka vijoi tenderi i ri. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR