• e shtunë, 05 tetor 2024

Një një aksident komunikacioni në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë është mbytur një ari dhe janë lënduar dy persona

Një një aksident komunikacioni  në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë  është mbytur një ari dhe janë lënduar dy persona

 Tetovë, 15 korrik 2023 (MIA) - Gjysmë ore pas mesnate në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, ka ndodhur një aksident komunikacioni në të cilin është mbytur një ari dhe dy persona janë lënduar. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Dobroshtit.

"Në SPB Tetovë është raportuar se ka ndodhur një aksident komunikacioni ku kanë marrë pjesë dy makina, “Volksvagen Golf” me targa të Shkupit të drejtuar nga B.Sh. (60) nga Dobroshti, “Volksvagen Turan” targa të Tetovës të drejtuar nga N.G. (39) nga Tearca dhe kafshë e egër ari. Ariu u mbyt në vend. Dy shoferët kanë pësuar lëndime fizike të cilat janë komstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës", informoi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë. 

 Sipas informacioneve të SPB Tetovë, pas kontrollit, ariu i mbytur është dorëzuar në Institucionin Publik Parku Mali i Sharrit. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR