• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një nga të arrestuarit për organizimin e sulmeve në koncertet e Tejlor Suift me prejardhje është nga Maqedonia e Veriut

Një nga të arrestuarit për organizimin e sulmeve në koncertet e Tejlor Suift me prejardhje është nga Maqedonia e Veriut

Vjenë, 8 gusht 2024 (MIA) - Të gjitha tre koncertet e mega yllit Tejlor Suift që duhej të mbaheshin në Vjenë, janë anuluar, pasi policia arrestoi dy persona të dyshuar për planifikimin e sulmeve. Njëri person, 19 vjeçar, siç njoftojnë mediumet austriake, është me prejardhje nga Maqedonia e Veriut. Autoritetet janë në kërkim edhe pas tre personave tjerë.

Drejtori i përgjithshëm për siguri publike pranë MPB-së austriake, Franc Ruf, e ka përshkruar 19-vjeçarin e arrestuar në Tërnicë si "autorin kryesor të drejtpërdrejtë", ndërsa personi i dytë është 17-vjeçare, njofton Agjencia austriake e lajmeve - APA.

Gjatë bastisjes së djeshme në shtëpi, janë konfiskuar më shumë substanca kimike dhe mjete teknike. Ato tani do të vlerësohen. Sipas Ruf, para vetëm disa javëve, i dyshuari ka dhënë betimin për lojalitet ndaj udhëheqësit aktual të Shteti Islamik në Internet.

"Dy të arrestuarit kanë lindur në Austri, prindërit e 19-vjeçarit me prejardhje janë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa nëna e 17-vjeçares është austriake, deklaroi drejtori i përgjithshëm për siguri publike, Ruf.

Arrestimet e dyve, sipas Ruf, "e kanë minimalizar kërcënimin nga ky grup i vogël", ndërsa anulimi i koncerteve të Tejlor Suift ishte "vendim dhe përgjegjësi e organizatorëve".

Ruf informon se kanë pasur informatë nga shërbimet e huaja, pas çka u realizua hetim në kombinim me informatat e shërbimit austriak të zbulimit.

Motivi kryesor i të dyshuarve për terroirizëm, shënjestra e të cilëve ka qenë një nga koncertet e mega yllit Tejlor Suift në Vjenë, ka qenë vrasja e sa më shumë njerëzve, publikoi sot gazeta austriake, "Kronen cajtung". bsh/

Foto: Printskrin APA

QËNDRONI TË LIDHUR