• e diel, 04 gusht 2024

Një motoçiklist ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në rrugën Radovish-Shtip

Një motoçiklist ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në rrugën Radovish-Shtip

Shkup, 3 gusht 2024 (MIA) - Një motoçiklist 35 vjeçar nga Vasileva e Strumicës ka humbur jetën dje në një aksident të rëndë trafiku në magjistralen Radovish-Shtip.

Siç kumtojnë nga MPB-ja. motoçiklisti ka dalë nga rruga duke drejtuar motoçikletën "Jamaha", pas së cilës me automjet të Ndihmës së shpejtë është transportuar në Spitalin klinik të Shtipit, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja.

"Me datë 02.08.2024 në ora 22:05, në Stacionin Policor Radovish është raportuar se në rrugën kryesore Radovish-Shtip, një motoçikletë "Jamaha" pa shenja regjistrimi, i drejtuar nga S.M. (35) nga fshati Vasilevë, Strumicë ka dalë nga rruga. Pas aksidentit, motoçiklisti me automjet të Ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin klinik të Shtipit, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja. Inspektim është kryer nga një ekip inspektues nga MPB-ja e Radovishit", kumtojnë nga MPB-ja. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR