• e premte, 05 dhjetor 2025

Një kumanovar humbi jetën në një aksident komunikacioni në rrugën Kumanovë - Kriva Pallankë

Një kumanovar humbi jetën në një aksident komunikacioni në rrugën Kumanovë - Kriva Pallankë

Kumanovë, 28 korrik 2025 (MIA) – Një person humbi jetën në një aksident komunikacioni i cili ndodhi sot pasdite në orën 13 në rrugën magjistrale Kumanovë – Kriva Pallankë që ndodhi sot pasdite në orën 13 në rrugën magjistrale Kumanovë – Kriva Pallankë, njoftuan sot nga SPB Kumanovë. 

“Në SPB është denoncuar se në autostradën Kumanovë-Kriva Pallankë, në lagjen Karposh, rajoni i Kumanovës, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti mallrash dhe një automjeti të udhëtarëve ‘pezho’, të drejtuar nga B.S. (71) nga Kumanova. B.S. ka ndërruar jetë në vendngjarje nga lëndimet e marra, ndërsa vdekja është konstatuar nga një mjek i Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. Hetimi është duke vazhduar”, njoftojnë nga policia e Kumanovës.

Nga Ndihma Urgjente treguan se ekipi i tyre ka dalë në teren. 

“Ekipi ynë menjëherë ka dalë në teren dhe mjeku ka konstatuar vdekjen”, deklaroi mjeku Blendi Alii, shef i Ndihmës Urgjente Kumanovë. 

Komunikacioni në këtë aks rrugor është i mbyllur për shkak të mbikëqyrjes nga ana e policisë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR