• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një kosovar, i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, arrestohet në PK Morinë

Një kosovar, i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, arrestohet në PK Morinë

Shkup, 29 tetor 2024 (MIA) - Në pikën kufitare Morinë, në kufirin shqiptaro-kosovar, u arrestua një kosovar 38-vjeçar, i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet në Maqedninë e Veriut, ku është dënuar me gjashtë vite e gjysëm burg për trafikim të narkotikëve, kumtoi policia shqiptare. 

Sipas policisë, Burim Bajrami (38) është ndaluar nga shërbimet e Policisë kufitare në Morinë, derisa po përpiqej të hynte në territorin shqiptar, edhe pse ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas burimeve zyrtare, Bajrami, banor i Gjilanit, ishte dënuar në Maqedoninë e Veriut me 6,5 vjet burgim për trafikim të narkotikëve dhe kishte edhe rreth një vit e gjysmë për të vuajtur nga dënimi i tij.

"Falë bashkëpunimit mes Drejtorisë vendore të Policisë Kukës dhe Interpol Tiranës, Bajrami u identifikua gjatë verifikimeve në vijën e dytë të kontrollit kufitar. Gjykata e Gostivarit e kishte dënuar 38-vjeçarin për përfshirjen në trafikimin e lëndëve narkotike, një vepër penale që e bëri objekt të ndjekjes penale ndërkombëtare", thuhet në kumtesë.

Thuhet se Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet në Maqedoninë e Veriut, po ndjek procedurat e ekstradimit të tij për të përfunduar vuajtjen e dënimit. bsh/

Foto: Policia shqiptare

QËNDRONI TË LIDHUR