Një kontabiliste ka dëshmuar se nuk ka hasur dokumente për bashkëpunim mes diskotekës Puls dhe Agjencisë Rubikon
- Një e punësuar në byronë kontabiliste, e cila ka bashkëpunuar me Agjencinë për sigurim Rubikon, sot në gjykimin për zjarrin në Puls ka dëshmuar se asnjëherë nuk ka hasur në ndonjë dokument material se mes Pulsit dhe Rubikonit ka ekzistuar ndonjë bashkëpunim afarist.
- Post By Besnik Shuki
- 13:23, 9 mars, 2026
itShkup, 9 mars 2026 (MIA) - Një e punësuar në byronë kontabiliste, e cila ka bashkëpunuar me Agjencinë për sigurim Rubikon, sot në gjykimin për zjarrin në Puls ka dëshmuar se asnjëherë nuk ka hasur në ndonjë dokument material se mes Pulsit dhe Rubikonit ka ekzistuar ndonjë bashkëpunim afarist.
Në pyetje nga prokurori nëse në punën materiale ndonjëherë kanë përgatitur ose parë faturë, e cila është me shenjë për subjektin MMM Kafe SHPKNJP, respektivisht për klubin Puls, ajo u përgjigj negativisht.
Në pyetjen nëse mund të thotë se ndonjëherë ka pasur dokument material se mes Rubikon dhe Puls ka ekzistuar bashkëpunim afarist, po ashtu ajo u përgjigj negativisht.
Sipas dëshmisë së saj, ajo tha se ka kanë pasur bashkëpunim me Rubikonin nga themelimi ii tyre në vitin 2022-2023.
"Ne ia udhëheqim kontabilitetin, kemi fuqi më të lirë punëtore në Prilep, njihemi me Janen, për atë erdhi tek ne. Nga themelimi i Rubikonit, 2022 ose 2023 kemi bashkëpunim, Në fillim Rubikon deri sa e kanë marrë lejen nuk ishte aktiv, pasi u aktivizuan, në fillim vet i bënin faturat dhe na dërgonin, e pastaj ne i bënim", tha ajo.
Duke iu përgjigjur pyetjes së prokurorit, potencoi se e ka angazhuar Jane Jançeskin, pronarin e Rubikonit dhe se deri në ditën e ngjarjes më 16 mars 2025, sipas njohurive të tyre, aty ka pasur rreth 25, 26 të punësuar.
Gjykimi vazhdoi me dëshminë e Trajçe Dimishkovskit, i cili nga viti 2023 deri në gusht të vitit 2025 ka punuar në Rubikon. bsh/
Foto: MIA arkiv