• e diel, 06 tetor 2024

Një kamion u ndesh në rrethojën e Shtëpisë së Bardhë

Një kamion u ndesh në rrethojën e Shtëpisë së Bardhë

Uashington, 23 maj 2023 (MIA) - Është arrestuar vozitësi i akionit, i cili mbrëmë u ndesh në rrethojën mbrojtëse në sheshin Lafajet në afërsi të Shtëpisë së Bardhë, kumtoi zëdhënësi i shërbimit amerikan sekret.

"Nuk ka të lënduar mes anëtarëve të Shërbimit sekret dhe personelit të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa shkaku dhe mënyra e ndeshjes akoma po hetohen", shkroi në Tuiter zëdhënësi i Shërbimit sekret, Entoni Guglielmi.

Disa rrugë dhe rrugica për këmbësorë janë mbyllur, kumtoi Shërbimi sekret, ndërsa televizioni Foks 5 kumtoi se hoteli në afërsi Hej Adams është evakuuar.

Televizioni WUSA sgfaqi xhirime nga kamioni i cili u ndal afër rrethojës dhe si policë të uniformuar i afrohen automjetit.

Sheoferi dy herë u dnehs me rrethojë, kumtoi WUSA, duke iu referuar deklaratave të dëshmitarëve. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR