• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Një këmbësor i mitur është lënduar rëndë në Shkup

Një këmbësor i mitur është lënduar rëndë në Shkup

Shkup, 11 shkurt 2024 (MIA) - Një këmbësor i mitur mbrëmë është lënduar rëndë pasi atë e kishte goditur një veturë e drejtuar nga një shkupjan 34-vjeçar. 

Siç bëri të ditur MPB, mbrëmë tetë minuta pas mesnate në SPB Shkup, ishte denoncuar se në Bulevardin "8 Shtatori", një veturë "pezho" me targa të Shkupit e drejtuar nga D.D. (34) nga Shkupi ka goditur një këmbësor të mitur nga Shkupi. 

"Në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë këmbësori, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave Nëna Terezë", bëhet e ditur në kumtesën e policisë. 

Ishte kryer mbikëqyrje nga prokurori publik dhe ekipi mbikëqyrës nga SPB Shkup. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR