• e mërkurë, 26 qershor 2024

Një ish-gjeneral i IDF-së beson se lufta mes Izraelit dhe Hamasit do të zgjasë tre vjet, shkruan "Jerusalem Post"

Një ish-gjeneral i IDF-së beson se lufta mes Izraelit dhe Hamasit do të zgjasë tre vjet, shkruan

Jerusalem, 17 qershor 2024 (MIA) - Lufta ndërmjet Izraelit dhe grupit palestinez "Hamas" do të zgjasë tre vjet, theksoi në një intervistë për radiostacionin lokal gjenerali brigadës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe ish-ministri Efi Ajtam, publikoi gazeta "Jerusalem Post".

48 orët e fundit kanë qenë disa nga më të vështirat që nga fillimi i luftës me Hamasin, me 12 ushtarë të IDF-së të vrarë në luftimet në Rripin e Gazës, tetë prej tyre në qytetin Rafah.

“IDF i ka vendosur vetes si qëllim shkatërrimin e Hamasit. Kushdo që mban një armë [në Gazë] duhet të vdesë. Të gjitha armët duhet të konfiskohen. Pothuajse e gjithë Gaza është në duart tona dhe ne mund të operojmë në mënyrë relativisht paqësore. Lufta do të zgjasë rreth tre vjet - një vit është prapa nesh, vitin e ardhshëm është lufta në Liban dhe viti pas tij është shqetësues për çështjet që lidhen me Iranin. Nuk ka kuptim të shqetësohemi për të nesërmen përderisa aksioni është ende në fillimet e tij”, tha Ejtam, duke pohuar qëllimin e IDF-së për të mposhtur Hamasin. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR