• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Një ish kryeshef dëshmoi për rrjedhën e hetimeve për vrasjen e Vanjës, deri në vendin e ngjarjes i ka dërguar i akuzuari Vllatko Keshishov

Një ish kryeshef dëshmoi për rrjedhën e hetimeve për vrasjen e Vanjës, deri në vendin e ngjarjes i ka dërguar i akuzuari Vllatko Keshishov

Shkup, 16 tetor 2024 (MIA) - Në gjykimin për vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi sot ka dëshmuar ish ndihmës shefi nga Shkupi, Muzafer Kaishiq i cili ka folur për rrjedhën e hetimeve për gjetjen e Vanjës. Ai në dëshminë e tij tha se në vendin e ngjarjes ku është gjetur trupi i Vanjës i ka dërguar i akuzuari Vllatko Keshishov.

Kaishiq tha se është caktuar për të koordinuar aktivitetet për kërkimin e Vanjës.

"Pasi u njoftuam u përfshimë vonë natën. Më parë jam brifuar gjithçka që ishte ndërmarrë. Vendosëm të bashkohemi për të dhënë kontribut, morëm kahe për t'u përfshirë dhe ndihmuar”, tha ai.

Kaishiq tha se ka qenë më shumë në kontakt me babanë e Vanjës, Aleksandar Gjorçevski për të cilin tha se sjellja e tij ka qenë e çuditshme.

"Nëna ishte shumë më e qetë. Për Aleksandrin përshtypja e parë ishte, kështu vazhdoi edhe më tej, sjellja ishte e çuditshme, ishte konfuz në shumë deklarata që ne e pyetnim që të na ndihmojë për atë që ndodhi", tha ai.

Ai shtoi se Aleksandri insistoi që të ndërmerrnin masa dhe aktivitete konkrete, por siç tha ai, gjatë përpjekjeve të tyre për të kontrolluar vende konkrete, ai thoshte se “kot shkojmë atje”.

"Aleksandri vazhdimisht thoshte se po e humbim kohën dhe se vajzën e ka të rrëmbyer", tha Kaishiq.

I pyetur nëse Aleksandri ka dhënë ndonjë arsye pse mendon kështu, është përgjigjur se nuk ka dhënë ndonjë arsye konkrete.

"Nuk ka dhënë ndonjë arsye sepse e kemi pyetur më parë, nëse i ka borxh dikujt, nëse i kërcënohet dikush, a është ndonjë funksionar, është përgjigjur negativisht", tha ai.

Ai tha se gjatë hetimit, Aleksandri vazhdimisht i ka telefonuar në numrin e telefonit, i ka dërguar mesazhe, fotografi të caktuara, xhirime. "Gjithçka dinte, ishte këmbëngulës në gjithë këtë", tha ai.

Ai tha se Aleksandri e ka njohur me shokun e tij Goce Trajkovski i cili poashtu u ka dërguar edhe xhirime, përfshirë videon nga pompa e benzinës në Veles ku në makinën "Citroen" të Pançe Zhezhovskit, afër Pançes shihet edhe Bore Vidoevski.

Ai ka veçuar fotografinë ku shihet kamera ku dallohet hyrja e ndërtesës nga ku është rrëmbyer Vanja, por kur kanë ardhur deri te pronari kanë parë se nuk ka rrymë pasi kablloja është prerë.

Në dëshminë e sotme, Kaishiq ka thënë se kanë njohur Vllatko Keshishovin natën kur kanë kryer bastisje në partinë politike "E djathta", pasi incizimi në makinën "Reno kangu" i ka dërguar në atë lokacion.

Në seancën e kaluar të hënën dëshmuan nëna e Vanjës, Zorica Gjorçevska, si dhe vajza e Zhezhovskit, Ana Kirkova dhe bashkëshorti i saj, Todor Kirkov.

Nëna e viktimës së Vanja Gjorçevskës, Zorica deklaroi se nuk i njeh të akuzuarit për vrasjen e vajzës së saj. Në seancë ajo dëshmoi për ditën kur vajza e saj ishte zhdukur dhe kërkimet rreth saj. 

Kirkovët dëshmuan për momentin kur e kishin vërejtur se nuk gjendet Zhezhovski, denoncimin në polici dhe gjetjen e tij. 

Avokati Marjan Vitanovski, avokat i të akuzuarit të parë Lupço Palevski për vrasjen e Vanja Gjorçevkës dhe Pançe Zhezhoskit, pas seancës gjyqësore deklaroi se rrëfimi i nënës së Vanjës, nuk mundet të sillet në lidhje me veprat konkrete penale për të cilat akuzohet i pandehuri i parë Lupço Palevski, përderisa avokati Vlladimir Tufekxhiq, avokat i babait të Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili gjithashtu është i dyshuar në këtë rast, thotë se me rrëfimin e Zorica Gjorçevskës janë zbardhur të gjitha spekulimet. 

Të akuzuarit Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë. 

Sipas aktakuzës, ata bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Më 22 nëntor të vitit të kaluar i akuzuari me tre të akuzuar paraprakisht bashkë kanë kryer grabitjen e Pançe Zhezhovskit në Veles, me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023. 

Lidhur me këtë rast është i dyshuar edhe një person për ndihmë pas kryerjes së veprës penale kundër të cilit procedura do të zhvillohet ndaras.

Gjykimin e udhëheq gjykatësi Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Zhaklina Kërstevska. 

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR