• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një i plagosur në një incident të armatosur në Çair

Një i plagosur në një incident të armatosur në Çair

 Shkup, 18 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmoi për MIA-n incidentin e armatosur që mbrëmë ndodhi në komunën e  Çairit të Shkupit në të cilin një person u lëndua. 

 "Mbrëmë në orën 21:50 në SPB Shkup është raportuar se në SPQ "Naumi i Ohrit" ishte dërguar D.B. (31) nga Shkupi, i cili ka marrë lëndime nga arma e zjarrit në territorin e Çairit në Shkup. Janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit", thonë nga MPB-ja. 

 Disa nga mediat mbrëmë njoftuan se një takim pajtimi mes dy familjeve përfundoi me shkëmbim zjarri në Çair. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR