• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Një helikopter ushtarak u rrëzua në Afganistan, të paktën një i vdekur dhe 12 të lënduar

Një helikopter ushtarak u rrëzua në Afganistan, të paktën një i vdekur dhe 12 të lënduar

Kabul, 15 maj 2024 (MIA) - Një helikopter ushtarak afgan është rrëzuar sot në provincën Gor në perëndim të Afganistanit, ku të paktën një person ka vdekur, kumtoi ministria afgane e Mbrojtjes.

Rrëzimi i helikopterit MI-17 ka ndodhur për shkak të një problemi teknik. Janë lënduar 12 persona, theksohet në kumtesën për shtyp.

Helikopteri ishte në një mision shpëtimi pasi një automjet me civilë ra në një lumë në afërsi të qytetit Feroz Koh, kryeqyteti i provincës Gor, kmtoi Ministria në platformën Iks. ls/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR