• e mërkurë, 03 korrik 2024

Një helikopter i ARM-së ka bërë ulje të detyrueshme në zonën e fshatrave Konjare e Poshtme dhe e Mesme , nuk ka dëme

Një helikopter i ARM-së ka bërë ulje të detyrueshme në zonën e fshatrave Konjare e Poshtme dhe e Mesme , nuk ka dëme

Shkup, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Një helikopter i ARM-së, sot rreth orës 14:30 ka bërë ulje të detyrueshme në zonën e fshatrave Konjare e Mesme dhe e Poshtme, pasi gjatë trajnimit të rregullt të fluturimit  të aviacionit VING, u paraqit njoftim në instrumentet për paraqitje të gabimeve në punën e motorit, informojnë nga Armata.

Nga ARM njoftojnë nuk ka kurrfarë dëmtime të helikopterit dhe ekuipazhi ka zbritur i sigurt.

"Gjatë ditës së sotme gjatë kryerjes së rregullt të trajnimit të flturimit të aviacionit VING, duke i ndjekur procedurat e sigurisë për shkak të paraqitjes së sinjalistikës së instrumenteve për paraqitje të gabimeve në punën e motorit, rreth orës 14:30 është bërë ulje e detyrueshme në zonën e fshatrave Konjare e Mesme dhe e Poshtme, në rajonin e Petrovecit", thuhet në kumtesën e ARM-së.

Pas uljes së sigurt të helikopterit janë ndërmarrë të gjitha procedurat operative standarde për sigurimin e vendit, deri në vërtetimin e arsyes së dështimit dhe vënien në funksion të helikopterit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR