• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një helikopter i armatës po e shuan zjarrin në malin Serta, do t'i bashkangjiten edhe helikopteri i policisë dhe dy "er traktorë"

Një helikopter i armatës po e shuan zjarrin në malin Serta, do t'i bashkangjiten edhe helikopteri i policisë dhe dy

Negotinë, 13 korrik 2024 (MIA) - Si përforcim i forcave që po e shuajnë zjarrin nga toka në komunën e Negotinës, një helikopter i armatës filloi të veprojë ndaj flakëve të zjarrit në malin Serta. Helikipteri i policisë po përgatitet të fluturojë. Dy "er traktorë" drejt Sertës do të fluturojnë në orën 10, informojnë sot në mëngjes nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK).

Shtabi i krizës i Komunës Negotinë mbrëmë doli me rekomandime drejtuar amvisërive në fshat dhe në qytet, detyrimisht të bëjnë pastrimin e sipërfaqeve të barit rreth oborreve të veta, pronave dhe rajoneve të tjera.

"U bëjmë thirrje popullatës lokale për shpejtim më të madh, ndjekje të udhëzimeve nga ana e MPB-së, të mos ketë lëvizje më të mëdha drejt vendeve kritike. Gjithashtu, është kërkuar sërish nga QMK dhe DMSH mbështetje ajrore për ditën e nesërme, në mënyrë që të mjund të bëhet lokalizimi më i shpejë i zjarreve", informuan mbrëmë nga Shtabi për mbrojtje dhe shpëtim pranë vetëqeverisjes lokale. 

Ky trup komunal, i formuar pasi që sshpërtheu zjarri i madh, mbrëmë mbajti takim, ndërsa anëtarët e shtabit u njoftuan me gjendjet në terren nga ana e përfaqësuesve të QMK-së, DMSH-së dhe MPB-së.

Zjarri në territorin e Negotinës shpërtheu të mërkurën rreth orës 10:30. ab/

Foto: МIА arkivi
 

 
 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR