• e diel, 22 dhjetor 2024

Një grup anëtarësh të maskuar të "Agimit të Artë" hynë në ekspozitën e Sergej Andreevskit në Selanik

Një grup anëtarësh të maskuar të

Athinë, 27 prill 2023 (MIA) – Me maska ​​në fytyrë, kapele dhe kapuç për t'i fshehur fytyrat e tyre, një grup anëtarësh të "Agimit të Artë", i cili me vendim gjykate është shpallur organizatë kriminale, kanë hyrë në galerinë e Komunës së Selanikut Kalamaria ku është në vazhdim ekspozita e artistit maqedonas Sergej Andreevski, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në një video të publikuar të të ashtuquajturit “Fronti Rinor – Agimi i Artë” pretendohet se “Agimi i Artë e vulosi ekspozitën e Shkupit në Kalamaria” dhe shtohet se nuk pranojnë asnjë kompromis për “karakterin grek të Maqedonisë”, se bëhet fjalë për një “tallje dhe fyerje të dukshme ndaj ndjenjës kombëtare të maqedonasve”, prandaj është dashur të “ndërhyjnë” dhe mbi të gjitha t’u dërgojnë mesazh autoriteteve greke se “provokimet e tilla nuk mbeten pa përgjigje”. 

 Në hyrje të galerisë ngjitën pllakata të cilët, siç thonë, kanë të bëjnë me banorët dhe “tolerancës së papranueshme të kryetarit të komunës”.

“Ndalohet reklamimi apo dhënia e hapësirsë publike me para nga qytetarët grekë për organizata apo personalitete siç është Sergej Andreevski, të cilët minojnë historinë greke, e kundërshtojnë karakterin grek të vendit tonë, i devijojnë simbolet tona kombëtare dhe miratojnë krim kundër grekëve", shkruhet në pllakatë. 

 

Agimi i Artë si parti politike në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2019 ishte pjesë e Parlamentit grek, ndërsa me vendim gjykate nga viti 2020 është shpallur organizatë kriminale dhe kryesia e saj, ish-deputetë dhe anëtarë, vuajnë tashmë tre vite burg.

Ekspozita “Vepra të paekspozuara në letër” të artistit  Sergej Andreevski u hap solemnisht të premten në Selanik, në prani të një numri të madh vizitorësh, ndërsa artisti, duke përcjellë përshtypjet e tij për MIA-n, dje theksoi se arti nuk njeh kufij. gjuha e saj është universale. ar/

 Foto: Printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR