Një grua është sulmuar nga ariu në një rrugë pyjore në Siniçan të Bogovinës
- Një grua nga fshati Siniçan i komunës së Bogovinës është lënduar nga ariu, njoftoi SPB e Tetovës pasi për këtë rast u informuan nga Spitali klinik i Tetovës. Bëhet fjalë për një grua 41-vjeçare e cila ka ecur përgjatë rrugës pyjore në vendin e quajtur "Golem rid" (Kodra e madhe).
- Post By Fami Bajrami
- 12:41, 2 korrik, 2025
Tetovë, 2 korrik 2025 (MIA) - Një grua nga fshati Siniçan i komunës së Bogovinës është lënduar nga ariu, njoftoi SPB e Tetovës pasi për këtë rast u informuan nga Spitali klinik i Tetovës. Bëhet fjalë për një grua 41-vjeçare e cila ka ecur përgjatë rrugës pyjore në vendin e quajtur "Golem rid" (Kodra e madhe).
"Më 01.07.2025 rreth orës 18, në SPB Tetovë nga Spitali klinik është lajmëruar se kanë marrë njoftim se tek ta është sjellë E.H. (41) nga fshati Siniçan i cili sipas asaj që është raportuar ka marrë lëndime rreth orës 16:30 kur në një rrugë pyjore në vendin e quajtur ‘Golem rid’ (Kodra e madhe) në fshatin Siniçan është sulmuar nga ariu", kumton SPB e Tetovës.
Foto: arkivi i MIA-s