• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një gjykatës venezuelian ka lëshuar urdhërarrest për kandidatin e opozitës Edmundo Gonzales

Një gjykatës venezuelian ka lëshuar urdhërarrest për kandidatin e opozitës Edmundo Gonzales

Karakas, 3 shtator 2024 (MIA) - Një gjykatës venezuelian ka lëshuar një urdhërarrest për kandidatin presidencial të opozitës, Edmundo Gonzales, nën akuzat që përfshijnë uzurpim të pushtetit, nxitje për kryengritje, konspiracion dhe sabotim", transmeton DPA.

Urdhri është lëshuar nga një gjyqtar që trajton çështjet e lidhura me terrorizmin, me kërkesë të Prokurorisë. Masa vjen pas trazirave të shkaktuara nga zgjedhjet e diskutueshme presidenciale në Venezuelë.

Paraprakisht, prokuroria e Venezuelës njoftoi se Edmundo Gonzales dhe liderja e opozitës María Korina Maçado po hetoheshin me akuzën e uzurpimit të pozitës zyrtare dhe nxitjes së kryengritjes.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, besnik ndaj qeverisë, e shpalli Nikolas Maduron, që është në pushtet që nga viti 2013, fitues të zgjedhjeve presidenciale të 28 korrikut. Megjithatë, komisioni nuk ka publikuar ende rezultatet e detajuara.

Opozita e akuzon qeverinë për mashtrime zgjedhore dhe pohon se Gonzales i ka fituar zgjedhjet.

Disa vende, duke përfshirë SHBA-në, Perunë, Argjentinën, Ekuadorin, Panamanë, Uruguain dhe Kosta Rikën, e njohën Gonzalesin si fituesin e vërtetë, duke treguar për mashtrime zgjedhore. BE dhe Organizata e Shteteve Amerikane gjithashtu vunë në dyshim rezultatet e zgjedhjeve. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR