• e mërkurë, 19 shkurt 2025

Një gjykatës federal urdhëroi administratën e Trampit të rinovojë punën e USAID-it

Një gjykatës federal urdhëroi administratën e Trampit të rinovojë punën e USAID-it

Uashington, 14 shkurt 2025 (MIA) - Një gjykatës federal amerikan ka urdhëruar administratën e Donald Tramp që të heqë ndalesën tre mujore të USAID-it për financimin e projekteve të ndryshme, duke përmendur dëmin e madh të shkaktuar ndaj organizatave jofitimprurëse dhe institucioneve të tjera që zbatojnë ndihmën amerikane jashtë vendit.

Vendimi është në përgjigje të një padie të ngritur nga dy organizata joqeveritare – Koalicioni për promovimin e vaksinave kundër AIDS (AIDS Vaccine Advocacy Coalition)  dhe Këshilli për shëndet global  (Global Health Council) të cilat janë institucione shëndetësore të financuara nga mjetet amerikane për punë jashtë vendit.

Vendimi i gjykatës është vendimi i dytë i tillë kundër administratës së Trampit, e cila po bën përpjekje për të reduktuar në mënyrë drastike aparatin shtetëror të SHBA-së dhe po përpiqet të shfuqizojë Agjencinë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), e cila ekziston tashmë gjashtë dekada, për të cilën Tramp dhe aleati i tij Ilon Mask thonë se nuk është në përputhje me agjendën e Trampit.

Vendimi, i lëshuar mbrëmë nga Amir Ali, një gjykatës qarku nga Uashingtoni, është i pari i këtij lloji kundër ndalimit të papritur dhe të plotë të financimit të USAID-it për programet jashtë vendit.

Kontraktorët e projekteve të ndryshme, fermerët dhe furnitorët në SHBA dhe shumë vende të huaja kanë mbetur pa qindra miliona dollarë punë tashmë të përfunduara, duke çuar në largime masive nga puna në ato biznese. ls/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR