Një gjigant botëror i rangut të “Gugllit” dhe “Fejsbukut” do të blejë rrymë nga Maqedonia, paralajmëron Mickoski
- Ndoshta dikush nuk arriti të sjellë "Gugllin" dhe "Fejsbukun", por me gjasë një brend i njohur botëror do të blejë energji elektrike të prodhuar në Maqedoni, përmes parkut të erës "Alkazar enerxhi". Negociatat janë në fazën përfundimtare, ndërsa se për kë bëhet fjalë do ta la ta thotë kompania- investitor", tha sot nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Hristijan Mickoski.
- Post By Fami Bajrami
- 16:35, 31 korrik, 2025
Shkup, 31 korrik 2025 (MIA) - Ndoshta dikush nuk arriti të sjellë "Gugllin" dhe "Fejsbukun", por me gjasë një brend i njohur botëror do të blejë energji elektrike të prodhuar në Maqedoni, përmes parkut të erës "Alkazar enerxhi". Negociatat janë në fazën përfundimtare, ndërsa se për kë bëhet fjalë do ta la ta thotë kompania- investitor", tha sot nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Hristijan Mickoski.
Siç theksoi Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve se kush do të jetë gjiganti që do të furnizojë energji elektrike nga vendi do të dihet deri në fund të gushtit.
"Do t’ia lë kompanisë investitore ta bëjë të ditur këtë deri në fund të gushtit. Ata janë në fazën e fundit të negociatave. Bëhet fjalë për një brend të madh që është ndër tre më të mirët në botë në industrinë e saj dhe do të përdorë energji elektrike nga parku i erës 'Alkazar enerxhi'. Nëse pranohet sugjerimi im në ato 300 hektarë tokë që 'Alkazar enerxhi' të instalojë panele solare dhe bateri, atëherë do të përdoret një sistem hibrid i prodhimit", ka thënë kryeministri.
Mickoski informoi gjithashtu se deri në fund të vitit do të ketë tetë investime të reja, disa do të konfirmojnë se po fillojnë investimin, disa se kanë marrë një vendim të tillë të fillojnë një investim në vendin tonë. Mendohet, ka nënvizuar kryeministri edhe tërheqja e investitorëve që prodhojnë pajisje ushtarake dhe armë dhe se tashmë po realizohen diskutime me disa kompani të tilla. Për këtë qëllim do të caktohen zona të posaçme.

"Pres që vala e investimeve të intensifikohet pasi të përfundojmë negociatat tregtare me SHBA-në. Kemi informacion se tashmë tetë investime janë konfirmuar deri në fund të vitit ose fillojnë ose kanë marrë vendimin për të filluar investime tek ne. Ky është informacioni i fundit që mora nga drejtori i ZZHTI-së. Ai më informoi për dy lajme të mira, por le të konfirmohen ditët në vijim dhe do t'i shpallim në opinion. Një lajm është se një kompani nga agrobiznesi për 60 për qind do të rrisë investimin e saj, ndërsa i dyti është se është konfirmuar një kompani për prodhimin e baterive. Përveç këtyre tetë investimeve, pres edhe investime nga kompanitë e pranishme në vendin tonë dhe pres të paktën tre prej tyre që të rrisin eksportin me të paktën gjysmë miliardë dollarë", ka thënë kryeministri Mickoski.
Sipas tij, Qeveria vazhdon të jetë partnere e investitorëve të huaj.
"Ata shohin se klima dhe marrëdhënia kanë ndryshuar dhe janë të ndryshme, se duam të ndihmojmë dhe se shtrijmë dorën. Por, përveç portofolit standard - industrinë automobilistike, tani po përpiqemi të tërheqim kompani në sektorin farmaceutik dhe mjekësor (prodhimi i stenteve)", ka thënë Mickoski.
Ai vlerësoi se do të ishte naive që vendi të mos sigurojë zona të veçanta që do të ishin të gatshme për prodhimin e pajisjeve ushtarake dhe armëve që do të ishin të gatshëm të pranojnë investitorë që do të investonin në pajisje dhe armë. Tregu i armëve, vlerësoi kryeministri do të përjetojë një zhvillim dramatik vitet e ardhshme.
"Tashmë kemi bisedime me disa investitorë të tillë potencial që e njohin vendin si nikoqir dhe ne duam të përcaktojmë lokacionet për zona të tilla, kjo do të ketë një ndikim pozitiv në BPV-në tonë", tha kryeministri.
Foto: MIA