Një furgon merr flakë në lëvizje në rrugën Radovish- Shtip
- Një furgon i tipit “ford” me targa të Tetovës ka marrë flakë teksa lëvizte në autostradën Radovish-Shtip, në afërsi të udhëkryqit në minierën “Buçim”.
- Post By Fami Bajrami
- 21:55, 23 qershor, 2023

Strumicë, 23 qershor 2023 (MIA) - Një furgon i tipit “ford” me targa të Tetovës ka marrë flakë teksa lëvizte në autostradën Radovish-Shtip, në afërsi të udhëkryqit në minierën “Buçim”.
Sipas informacioneve të zëdhënëses së SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova djegia e veturës është lajmëruar në Stacionin policor në Radovish në orën 19:30.
"Zjarrin e kanë shuar zjarrfikës nga Radovishi, ndërsa një ekip policor është duke kryer mbikëqyrje në vendin e fatkeqësisë. Në zjarrin nuk ka të lënduar apo viktima", deklaroi Trajanova për MIA-n.
Për shkak të zjarrit janë krijuar kolona të gjata automjetesh në të dyja anët e rrugës, ndërsa pas ndërhyrjes së zjarrfikësve është normalizuar qarkullimi i cili për një kohë është riorientuar në rrugën rajonale drejt Shtipit.
Foto: MIA