Një foshnjë pa shenja jete u dërgua në spitalin e Strugës
- Një foshnje dymuajshe pa shenja jete mëngjesin e sotëm është sjellë në Repartin për fëmijë në Spitalin e Strugës, konfirmoi për MIA-n drejtori i spitalit, Vlladimir Bunçeski.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:29, 28 maj, 2025
Strugë, 28 maj 2025 (MIA) - Një foshnje dymuajshe pa shenja jete mëngjesin e sotëm është sjellë në Repartin për fëmijë në Spitalin e Strugës, konfirmoi për MIA-n drejtori i spitalit, Vlladimir Bunçeski.
Shkaqet a vdekjes, sipas tij, duhet t'i tregojë autopsia.
Në stacionin policor në Strugë, siç informoi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski, sot në mëngjes në orën 8 e 30 është raportuar se në repartin për fëmijë në ISHP "Spitali i përgjithshëm" në Strugë, nga ana e prindërve nga një fshat i Strugës, është sjellë foshnja e tyre dymuajshe, pa shenja jete.
"Nga ana e ekipit mjekësor, u bë reanimimi, pas çka mjeku pediatër konstatoi vdekjen. Me urdhër të prokurorit publik, mjeku ligjor kreu autopsi mbi trupin, me ç'rast nuk u konstatuan shenja dhune. Zyrtarë policorë nga SPB Strugë zhvilluan biseda me prindërit dhe më pas kryen kontroll në shtëpinë e tyre", deklaroi Dimoski. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s