• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Një foshnjë e porsalindur ka vdekur nga sepsa në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

Një foshnjë e porsalindur ka vdekur nga sepsa në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

Shkup, 12 nëntor 2023 (MIA)  -  Një fëmijë i porsalindur me sepsë ka vdekur në Klinikën për Fëmijë në Shkup, ka konfirmuar për MIA-n drejtoresha e Klinikës, Stojka Naceva Fushtiq.

 Ajo informon se foshnja e porsalinduri është sjellë nga Prilepi në Klinikën e Fëmijëve në gjendje të rëndë, me frymëmarrje të parregullt, është përkujdesur në Repartin e Mjekimit Intensiv, fillimisht me mbështetje joinvazive respiratore, ndërsa më pas është vendosur në ventilim mekanik.

 "Fëmija është vendosur në terapi të dyfishtë me antibiotikë, mbështetje adekuate, gjegjësisht korrigjim të çrregullimeve, megjithatë ajo që dështon edhe funksioni i veshkave, ditën e shtatë përfundon keq. Sipas parametrave klinikë dhe biokimikë, bëhet fjalë për sepsë të hershme neonatale, e cila shfaqet në katër ditët e para dhe më së shpeshti, infeksioni shfaqet në lindje. Nëse parakohe i ka plasur uji,  nëse është nga rrugët  e lindjes, këtu mund të spekulohet... nuk kemi të dhëna të tilla. Mirëpo, kur është sjellë në klinikë, tashmë ka shenja të qarta klinike biokimike të sepsës së hershme neonatale", shpjegoi drejtoresha e Klinikës së Fëmijëve.

 Nëna e foshnjës në rrjetet sociale ka ndarë ngjarjet pas lindjes, duke informuar se në spitalin e Prilepit pesoneli i ka thënë se foshnja do të trajtohet me rrezatim për shkak të verdhëzës, por më pas është dërguar në Shkup.

 Siç shpjegoi Naceva Fushtiq, verdhëza është një paraqotje fiziologjike tek foshnjat. Pesëdhjetë për qind, thotë,  e foshnjave kanë verdhëz edhe ajo më shpesh është në kufijtë fiziologjikë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR